Interesim i madh për të votuar në Vushtrri

13:51 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet lokale po zhvillohen sipas planeve edhe në komunën e Vushtrrisë.

Menaxheri i Qendrës 27/01B, më saktësisht shkolla “Lutfi Musiqi”, në këtë komunë, Ibrahim Lahu ka thënë për arbresh.info se dalja e qytetarëve në këtë qendër është e mirë.

“Votimi është hapur në orën 7:00. Gjithsej janë 13 dhoma ku e 13’ta është me kusht. Duhet të votojnë 11.429 ndërsa deri në orën 11:30 kanë votuar 1497ose 13.10 për qind e qytetarëve me të drejtë vote”, ka thënë Lahu.

Sipas tij kjo është qendra më e madhe e votimit në komunën e Vushtrrisë.

“Është qendra më e madhe e votimit, kështu na kanë thënë. Edhe dalja e qytetarëve është e madhe. Në bazë të shënimeve nga herët tjera përafërsisht 1.5 %  kanë dalë më shumë”, thotë Lahu.

/arbresh.info/

22766690_1665442210166053_1498963982_o 22713027_1665442126832728_1776174317_o 22766536_1665442273499380_1377494428_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme