Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu ekskluzivisht për arbresh.info ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe ashtu siç është planifikuar.
Braathu ka folur ekskluzivisht për arbresh.info gjatë vizitës në një vendvotim në veri të Mitrovicës ku ka thënë se nuk ka ardhur në këtë pjesë për monitorim por për mbështetje të KQZ-së, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk jemi duke bërë monitorim të zgjedhjeve sepse OSBE nuk është përfshirë në monitorim por në mbështetje të KQZ-së. Nga të dhënat që kemi, çdo gjë ka shkuar mirë dh në rregull dhe do të jemi këtu deri në fund për të përcjellë procesin”, tha Braathu.
I pyetur në lidhje me thirrjet e zyrtarëve serbë për të votuar masivisht për politikat e Beogradit, Braathu nuk ka dashur të flasë duke thënë se nuk i komenton ato.
“Ne nuk i komentojmë ato, por vetëm procesin e votimit dhe zgjedhjes”, ka deklaruar për arbresh.info ambasadori i OSBE-së.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1574165955981824/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën