Zëvendës drejtor i policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti për arbresh.info ka folur edhe për rastin që është raportuar në medie për kërcënimin e një komisioneri shqiptar në veri duke thënë se është vetëm informacion fillestar.
Sipas tij, njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me një prokuror.
“Të them se është vetëm si informacion fillestar, kemi dërguar njësitet që ta bëjnë verifikimin e informacionit dhe sigurisht për çdo çast presim edhe konfirmimin nëse me të vërtetë ka pasur kërcënim si dhe çfarë forme apo mënyre e kërcënimit ka qenë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësiti policor dhe prokurori”, ka thënë ai./arbresh.info/
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...