Google ADS

Hoti: Nuk ka incidente sa i përket sigurisë

12:45 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendës drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti  ka thënë për arbresh.info se Policia e Kosovës në atë pjesë  është në zbatim të Planit Operativ për Zgjedhjet Lokale.

Sipas tij  urdhri operativ që vjen nga niveli qendror është i zbatueshëm për të gjitha rajonet në nivel vendi.

“Sa i përket detyrave primare të Policisë së Kosovës të cilat kanë filluar drejtpërdrejtë në zbatim prej orës 3:00 të mëngjesit me hapjen e Dhomës Komanduese, pastaj me përcjelljen e materialit zgjedhor nga depot e nivelit komunal në të gjitha qendrat e votimit, kjo është bërë nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe të gjitha qendrat sa i përket çështjeve të sigurisë deri tani nuk kanë raportuar për ndonjë incident”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë incident që lidhet me faktorin e sigurisë në veri të vendit.

“Ajo çka është më e rëndësishme është që nuk ka incidente që ndërlidhen drejtpërdrejtë me faktorin e sigurisë së përgjithshme në veri të vendit”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme