Google ADS

Diçka e çuditshme është duke ndodhur me superyllin Luis Suarez

12:28 | 22 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona kaloi katër pikë para Valencias në krye të tabelës në kompeticionin më të madh në Spanjës të shtunën.

Gjiganti katalunas mori edhe tri pikë pas fitores 2 me 0 në shtëpi ndaj Malagas, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi mund të jetë gjithashtu pesë pikë prapa Barcelonës nëse ata arrijnë të fitojnë ndeshjen e së dielës në shtëpi kundër Eibarit.

Malaga pësoi gol qysh në fillim të ndeshjes. Barcelona arriti të shënonte golin e epërsisë në minutën e 2′ kur Lucas Digne pasoi topin te Deulofeu edhe pse kishte kaluar vijën fundore. Gjiganti katalunas më pas dyfishoi epërsinë dhe goli ishte realizuar nga Andres Iniesta pas asistimit të krijuar nga Leo Messi.

Edhe pse ishte një natë mjaftë pozitive për Barcelonën, Luis Suarez kishte vështirësi të shumta.

Reprezentuesi uruguaian humbi një shans të mirë në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Suarez humbi në portë të pastër. Pasi humbi mundësinë e artë, Suarez ishte tërhequr duke u zëvendësuar me Paco Alcacerin.

Sulmuesi nga Amerika Jugore nuk dukej i lumtur kur kontributi i tij përfundoi.

E vërteta është se Suarez nuk është aspak në formë aktualisht. Ai ka shënuar vetëm tri gola brenda 11 ndeshjeve këtë sezon.

Problemi i Suarezit mund të ketë lidhje shëndetësore. Tashmë është konfirmuar se ylli i Barcelonës do të mungojë në ndeshjet e ardhshme miqësore të Uruguait kundër Polonisë dhe Austrisë në nëntor.

Suarez është duke u përpjekur për tu rikuperuar nga problemi në gju që ai ka pasur probleme qysh nga muaji gusht./arbresh.info/

https://twitter.com/suarezskills/status/920736778163818496

https://twitter.com/OptaJose/status/921836669912928257

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme