KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 10.05 për qind e qytetarëve

11:41 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Deri në ora 11:00 në të gjitha komunat e Kosovës kanë votuar 10.05 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e dytë për media sot kur po votohet për pushtetin lokal, shkruan arbresh.info.

“Deri në ora 11 kanë votuar 182 mijë e 40 votues, 10.05 për qind të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të vitit 2013 kanë votuar 12.03 për qind të votuesve”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se në bazë të informatave nga terreni, procesi zgjedhor ka vijuar normalisht./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1574126335985786/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme