Thaçi deklarohet brenda vendvotimit, hidhen dyshime nëse ka bërë shkelje

11:07 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka hedhur para pak minutash votën e tij bashkë me gruan dhe djalin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Thaçi pas votimit është deklaruar për media brenda vendvotimit dhe kjo fillimisht është konsideruar si shkelje pasi nuk lejohet deklarimi brenda vendit ku votohet.

Mirëpo një zyrtare zgjedhore në shkollën fillore ku ka votuar Thaçi ka thënë se meqenëse bëhet fjalë për presidentin kur dihet që ai nuk i takon asnjë partie politike, atëherë kjo nuk konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme