Google ADS

Hedh votën e tij Arban Abrashi

11:03 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Ka hedhur votën e tij edhe kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Ulpianë.

Abrashi ka thënë se vota është vula e demokracisë qytetare, për këtë ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e  të votojnë për të dhënë kontributin në forcimin e demokracisë.

“Unë sapo përmbusha obligimin tim qytetar si banor i Prishtinës. Vota është vula e demokracisë qytetare, andaj dilni e votoni, shfrytëzojeni kontributin tuaj direkt në forcimin e demokracisë. Për ju të rinj e të reja që votoni për herë të parë sot është dita kur në kutitë e votimit konfirmoni shpresën për zhvillimin e vendin tonë”, është shprehur Abrashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme