Zëvendësuesi i Zinedine Zidanes në Real Madrid

09:07 | 22 Tetor 2017
Arbresh Info

Real Madridi dëshiron të Mauricio Pochettino të jetë pasardhësi i Zinedine Zidanes si trajner i klubit.

Pochettino ka marrë lëvdata të mëdha qysh pasi mori detyrën te Tottenhami në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info. Argjentinasi ka kthyer Tottenhamin në një konkurrent serioz për titull dhe i ka ndihmuar futbollistit Harry Kane të bëhet njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.

Dhe, pas barazimit impresiv 1 me 1 të “Spursve”  në Bernabeu në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve në fillim të kësaj jave, ai vazhdon ende të diskutohet te kryeqyteti spanjoll.

Mauricio Pochettino ka impresionuar drejtorët e Real Madridit
Mauricio Pochettino ka impresionuar drejtorët e Real Madridit

Kane ka ngjallur interesim te madh te Madridi në javët e fundit, por Tottenhami mund të përballet me një tjetër luftë me gjigantin në La Liga pasi tani raportohet se ata janë të interesuar në transferimin e Pochettinos në Spanjë.

‘The Sun’ pretendon që Reali është duke konsideruar Pochettinon si një person ideal për të zëvendësuar Zidanen dhe derisa Florentino Perez nuk ka në plan të shkarkoj legjendën e klubit, ai thuhet se frikësohet që Zidane mund ta kërkoj vetë këtë një ditë.

Zidane i ka siguruar Real Madridit triumfin në Ligë të Kampionëve dy herë radhazi si dhe titullin e parë në La Liga pas tri viteve në detyrë./arbresh.info/

Të ngjashme