Deputeti i Parlamentit Evropian, Franc Bogoviq ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian, për krahasimet ndërmjet rastit të Kosovës dhe Katalonisë.
BE-ja disa herë kishte theksuar se këto dy raste nuk mund ta krahasohen, pasi Spanja është pjesë e BE-së kurse Serbia nuk ka qenë dhe nuk është.
Ndaj këtij qëndrimi ka mbetur i befasuar edhe eurodeputeti slloven.
“Jam paksa i befasuar me këtë qëndrim”, tha Bogoviq, transmeton lajmi.net
Sipas tij, në vendet demokratike vullneti i popullit është i rëndësishëm dhe asgjë nuk duhet të zgjidhet me dhunë.
Ai e ka vlerësuar tejet lartë iniciativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nisjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën.
“Unë mendoj se sfida më e madhe do të jetë arritja e një konsensusi të brendshëm në Serbi lidhur me Kosovën. Por besoj që edhe këtë do ta zgjidhni me sukses”, tha Bogoviq.
Eurodeputeti slloven ka bërë të ditur se e mbështet fuqimisht zgjerimin e BE-së tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne mbështesim fuqimisht zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. E përshëndes mesazhin që bashkëpunimi ndarjet vendeve kandidate të jetë i duhuri, dhe të rriten reformat”, deklaroi Franc Bogoviq.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%