Google ADS

Orari i konferencave të KQZ-së

05:27 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar orarin e mbajtjes së konferencave në ditën e zgjedhjeve lokale.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e VV tha në mbledhjen e së mërkurës se është ruajtur praktika e zakonshme  e konferencave, shkruan arbresh.info.

“Në ora 8:00 mbahet konferenca e parë, e dyta në 11:30, e treta në 15:30 dhe e katërta në ora 20:00”, ka thënë Rrustemi.

Sot në ora 07:00 hapen të gjitha qendrat e votimit ndërkohë që në garë për këto zgjedhje janë 91 subjekte politike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme