Google ADS

204 kandidatë për kryetarë në 38 komuna

05:21 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

204 kandidatë për kryetarë komune presin të marrin besimin e qytetarëve për të qeverisur  në nivel lokal, në 38 komuna, shkruan arbresh.info.

Prizreni dhe Mitrovica e Jugut kanë më së shumti kandidatë për kryetarë në zgjedhjet e sotme lokale, me nga dhjetë kandidatë.

Më së paku kandidatë kanë komunat me shumicë serbe, kryesisht me nga dy apo tre kandidatë.

Për më shumë ju sjellim numrin e plotë të kandidatëve për secilën komunë të Kosovës:

  1. Deçan Pesë kandidatë
  2. Gjakovë Shtatë kandidatë
  3. Drenas- Tetë kandidatë
  4. Gjilan- Gjashtë kandidatë
  5. Dragash- Shtatë kandidatë
  6. Istog- Pesë kandidatë
  7. Kaqanik- Pesë kandidatë
  8. Klinë- Gjashtë kandidatë
  9. Fushë Kosovë- Shtatë kandidatë
  10. Kamenicë- Gjashtë kandidatë
  11. Mitrovicë e Jugut- Dhjetë kandidatë
  12. Leposaviq- Tre kandidatë
  13. Lipjan- Pesë kandidatë
  14. Novobërdë- Pesë kandidatë
  15. Obilië- Gjashtë kandidatë
  16. Rahovec- Pesë kandidatë
  17. Pejë- Shtatë kandidatë
  18. Podujevë- Gjashtë kandidatë
  19. Prishtinë- Tetë kandidatë
  20. Prizren- Dhjetë kandidatë
  21. Skenderaj- Katër kandidatë
  22. Shtime- Pesë kandidatë
  23. Shtërpcë- Tre kandidatë
  24. Suharekë- Shtatë kandidatë
  25. Ferizaj- Tetë kandidatë
  26. Viti- Katër kandidatë
  27. Vushtrri- Gjashtë kandidatë
  28. Zubin Potok- Dy kandidatë
  29. Zveçan- Dy kandidatë
  30. Malishevë- Nëntë kandidatë
  31. Junik- Katër kandidatë
  32. Mamushë- Tre kandidatë
  33. Hani i Elezit- Tre kandidatë
  34. Graçanicë- Dy kandidatë
  35. Ranillug- Katër kandidatë
  36. Partesh- Dy kandidatë
  37. Kllokot- Pesë kandidatë
  38. Mitrovica e Veriut- Katër kandidatë

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme