Google ADS

Fillon shpërndarja e materialit të ndjeshëm

05:14 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Shumica e Komisioneve Komunale Zgjedhore kanë filluar  shpërndarjen e materialeve të ndjeshme Kryesuesve të vendvotimeve, raporton arbresh.info.

Në materialet e ndjeshme që shpërndahen në ditën e zgjedhjeve nga Komisionet Komunale Zgjedhore  hyjnë, Fletëvotimet,  Lista përfundimtare e votuesve, Vula,  Broshurat e kandidatëve,  Ngjyra e padukshme (Spreji).

Kurse në materialet jo të ndjeshme, që janë shpërndarë një ditë para zgjedhjeve, hynë  Lista e gjërë Komunale,  Lidhëset e sigurisë,  Llamba ultravjollce (UV- Llamba),  Libri i votimit,  Formulari i përputhjes së të dhënave dhe të rezultateve (FPR),  Formulari i rezultateve të kandidatit (FRK), Ngjyra dhe mbushësit, Kabinat e votimit,  Kutitë e votimit,  raporton arvbresh.info.

Kryesuesit e Vendvotimeve së bashku me një zëvendëskryesues, obligohen që deri në ora ora 06:00 ta kenë pranuar dhe kontrolluar materialin e ndjeshëm dhe të nevojshëm për zgjedhje.

Anëtaret tjerë të KVV janë të obliguartë paraqiten në vende te punes në mengjes në ora 06:00.

05:00-06:00 në mëngjes:

  1. Kryesuesi kontrollon, verifikon dhe pranon materialin e ndjeshëm nga KKZ dhe siguron që asgjë nuk mungon
  2. Nënshkruan formularin e KKZ për pranim të materialeve
  3. Në përcellje të policisë transporton materialin në vendvotim.

06:00 – 07:00

  1. Të gjithë anëtarët e KVV duhet të jenë prezent në vendvotimin e tyre në ora 06:00 të mengjesit.
  2. Pranojnë materialet nga Kryesuesi
  3. Rregullojnë vendvotimin sipas udhëzimeve
  4. Shejojnë materialet me kodin e VV
  5. Kryesuesi siguron se anëtaret i din detyrat dhe përgjegjësitë e tyre NËSE: mungon materiali zgjedhor ose ndonjë anëtar i KVV – informo KKZ përmes Menaxherit të QV.

06:00-deri në mbyllje të QV

  1. Hap QV me kohë dhe delegon detyrat te personeli teknik
  2. Siguron se shenjat orientuese dhe udhëzimet për votues janë vendosur në vende praktike
  3. Shpërndan materialet jo të ndjeshme tek Kryesuesit
  4. Rregullon tavolinen ndihmëse
  5. Raporton në KKZ: Mungesat e stafit ose materialit; hapjen/mbylljen e QV/VV; daljen e votuesve në zgjedhje

materialet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme