Përderisa nuk ka ndonjë metodë të shpejtë për të parandaluar plakjen, e vetmja mënyrë është që të bëjmë kujdes me dietën.
Gjëja e parë rreth shëndeti të mirë është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, shkruan arbresh.info
Për këtë arsye arbresh.info ka sjellë disa nga ushqimet që e ngadalësojnë këtë proces natyror.
Çaj jeshil
Shumë studime kanë ardhur në përfundim se një ndër mënyrat e duhura për të ngadalësuar procesin e plakjes është konsumimi i një filxhani të çajit jeshil. Ky çaj përmison strukturën gjenetike. Atë mund ta konsumoni të ftohtë ose të ngrohtë. Çaj jeshil gjithmonë do të ju bëj që dukeni dhe të ndjeheni më e re.
Kafja
Me konsumimin e kafes mund të parandaloni sëmundjet e zemrës. Pirja e kafes gjithashtu ndihmon në parandalimin e diabetit. Për parandalimin e plakjes, kafen duhet ta konsumoni pa sheqer.
Vera e kuqe
Vera e kuqe është e pasur me antioksidantë. Studime të shumta kanë theksuar se konsumimi i veres së kuqe ndihmon trurin dhe zemrën. Gjithashtu, një gotë verë në drekë, ndihmon edhe në ngadalësimin e plakjes.
Spinaq
Ushqimet me gjethe jeshile janë të pasura me vlera të larta ushqyese. Ato kanë një pigment që ndihmon në parandalimin e plakjes.
Misri
Misri parandalon kancerin. E pasur me fibra ushqyese, misri konsiderohet si një ushqimet më të preferuara për parandalimin e kancerit. Gjithashtu, ndihmon në të pasurit e një shëndeti të mirë.
Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për shëndet të mirë. Nëse konsumoni një gjysmë luge kanellë pas drekës ose darkës, ndihmon në parandalimin e shtuarjes së peshës dhe plakjes së hershem.
Shalqiri
Shalqiri përmban sasi të lartë të Lykopenit dhe beta-catore. Të dy këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin e qelizave të dëmtuara, sidomos kur ekspozoheni në diell. Me konsumimin e shalqirit lëkura juaj shkëlqen./arbresh.info/
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...