Pamje interesante, dy Lionel Messi-a në Camp Nou

23:30 | 21 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona nisi xhiron e nëntë në La Liga në vendin e parë duke mirëpritur Malagan në Camp Nou.

Gjiganti katalunas u rikthye pas fitores 3 me 1 ndaj Olympiacos në Ligë të Kampionëve dhe Malaga pranoi gol pas vetëm dy minutave lojë, transmeton portali arbresh.info.

Si zakonisht, Lionel Messi ishte duke udhëhequr në sulm në ndeshjen ndaj Malagas.

Megjithatë, tifozët në Camp Nou duhej të fërkonin sytë kur “Lionel Messi” iu shfaq edhe në bankina gjatë ndeshjes.

Disa madje pyesnin se çfarë po ndodhë.

Reza Parastesh, njeriu në bankinë i njohur si “Lionel Messi Iranian”, është gjithashtu i famshëm.

Reza Parastesh u bë ikonë e internetit në vitin 2018 kur fotot e tij u shpërndanë në rrjete sociale./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BVRGca5jMcr/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme