Rreth 28 kurdë iranianë në Danimarkë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, kanë hyrë në javën e dytë të grevës së urisë.
Protestuesit, disa prej të cilave kanë kaluar disa vite në objekt, këmbëngulin se nuk do të ndalen derisa autoritetet të flasin me ta, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi në grevë urie sepse po vdesim ngadalë. Ne po vdesim çdo ditë këtu. Është vdekje e ngadaltë, sepse s’kemi asgjë për të bërë”, tha njëri nga protestuesit.
Azilkërkuesit kanë thëksuar se nuk duan asgjë më shumë sesa të integrohen në jetën e përditshme në Danimarkë.
Disa nga azilkërkuesit që u është refuzuar qëndrimi në Danimarkë, kanë arritur në vend që nga viti 2008./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...