Granit Xhaka ka qenë shënjestër e kritikëve qysh pas disfatës në Premierë Ligë ndaj Watfordit.
Arsenali pësoi 2 me 1 në ndeshjen e fundit në Premierë Ligë ndaj Watfordit, ku Granit Xhaka ishte asistues i golit të vetëm në “Topçinjtë”, shkruan portali arbresh.info. Por, pavarësisht kësaj, Xhaka është kritikuar ashpër për rolin e tij në golin e fitores nga nikoqirët.
Sipas legjendës së Southamptonit, Matt Le Tissier, Arsenali duhet të vendos besimin në adoleshentët e talentuar si Reiss Nelson dhe Joe Wilock.
Dyshja kanë shkëlqyer në Evropa Ligës së bashku me 20 vjeçarin Ainsley Maitland Niles.
I pyetur nga prezantuesi në ‘Sky Sports’, Jeff Stelling nëse tifozët do të preferonin t’i besonin yjeve të rritur në shtëpi sesa futbollistët si Mesut Ozil dhe Granit Xhaka, analisti Matt Le Tissier befasoi me përgjigjen e tij.
“100 për qind, 100 për qind”, tha fillimisht ai.
“Nëse gjërat nuk janë duke shkuar në rregull, pse i mbani të njëjtit njerëz në të njëjtën pozitë? Nëse nuk funksionin, ku duhet të përpiqeni ta ndryshoni këtë”
Ndeshja e ardhshme e Arsenali është ajo si mysafirë në Goodinson Park ndaj Evertonit./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin