“Lajthit” OBSH zgjedh Mugaben ambasador

22:13 | 21 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Zgjedhja e presidentit të Zimbabves Robert Mugabe si ambasador i vullneti të mirë të Organizatës Botërore të Shëndetit u kritikua nga shumë organizata dhe qeveri.

Londra, një prej kritikëve, tha se emërimi i Mugabes është i çuditshëm dhe zhgënjyes, veçse rrezikon të lërë në hije punën e OBSH. Por kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus përgëzoi Zimbabven për angazhimin e saj për shëndetit publik që sipas tij është në qendër të çdo politike qeveritare.

Kreu i OBSH, një Etiopian, është afrikani i parë që drejton OBSH dhe zgjedhja e tij u bë me mandatin për të luftuar politizimin e organizatës. Por kritikët thonë se ka dështuar që në fillim me emërimin e Mugabes si ambasador i vullnetit të mirë.

Veç vendeve perëndimore dhe opozitës në Zimbabve, edhe organizatat për të drejtat e njërit. Si human Rights Ëatchs e kritikuan emërimin e Mugabes. Sipas tyre sistemi shëndetësor në Zimbabve është në kolaps të plotë dhe askush se kupton pse nga OBSH merret si shembull.

Për më tepër, vetë Mugabe, i cili drejton Zimbabven prej 30 vjetësh, jo vetëm që cilësohet diktator, por edhe një nga shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut. Jo më kot për këtë të fundit është ndëshkuar me sanksione nga SHBA dhe BE. Më ironikët me kritikëve pyesin se me dosjen që e ndjek nga pas Robert Mugaben, kush do të paguajë 10 000 dollarë pjata në ballot e mbledhjes së fondeve ku tashmë ai do të jetë i pranishëm?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme