Barcelona ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen ndaj Malagas.
“Blaugranët” tani udhëheqin me rezultat 2 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Camp Nou kundër Malagas, shkruan portali arbresh.info.
Mjeshtri i mesfushës, Andres Iniesta realizoi një gol të bukur në minutën e 56′ të ndeshjes pas asistimit nga superylli Lionel Messi. Ky ishte goli i tij i parë në La Liga qysh pas fitores 4 me 0 të Barcelonës ndaj Real Madridit në nëntor të vitit 2015.
Goli i parë u realizua nga Gerard Deulofeu në minutën e 2′ të takimit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë