Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përshëndetur mposhtjen e militantëve të ISIS-it në Raqqa.
Betejën në Raqqa, Trump e ka quajtur “përparim kritik” në luftën mbarëbotërore kundër terrorizmit, transmeton portali arbresh.info
Të premten, forcat demokratike siriane të dominuara nga kurdët, kanë njoftuar zyrtarisht për çlirimin e Raqqas.
“Së bashku, forcat tonë kanë çliruar të gjithë qytetin që mbahej nën kontrollë nga ISIS”, tha Trump në një deklaratë.
“Disfata e ISIS-it në Raqqa përfaqëson një përparim kritik në fushatën tonë botërore për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik dhe ideologjinë e tyre. Me çlirimin e kryeqytetit të Shtetit Islamik dhe me çlirimin e shumicës dërrmuese të territorit të saj, kalifatit i ka ardhur fundit”, thuhet më tej në deklatarë.
Trump tha se fushata e Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik, e nisur nga paraardhësi i tij Barack Obama së shpejti do të hyjë në fazë të re, në të cilën Shtetet e Bashkuara do të “mbështesin forcat lokale të sigurisë, në mënyrë që të avancohet paqja”./arbresh.info/
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...