Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka paralajmëruar reforma të reja për mënyrën se si do të votohet nesër për zgjedhjet lokale.
Ajo ka thënë se identifikimi i votuesve do të bëhet vetëm me letërnjoftim, duke demantuar atë që u tha sot në media se serbët do të mund të votojnë me pasaportë.
“KQZ nuk do të lejojë më që të bëhet identifikimi ndryshe, përpos me letërnjoftim të Kosovës. Duhet bërë dallimi që personi qoftë shtetas i Kosovës apo i Serbisë, identifikimin mund ta bëjë me letërnjoftim, ndërsa mund të votojë vetëm nëse emri i gjendet në listë”, ka thënë Daka në Klan Kosova.
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3