Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij është mposhtur nga një skuadër më e mirë pas disfatës 2 me 1 ndaj Huddersfieldit.
Golat nga Aaron Mooy dhe Laurent Depoitre i dhanë epërsinë për 2 me 0 në pjesën e parë Huddersfieldit para se Marcus Rashford të realizonte vonë golin e vetëm nga skuadra e Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.
“Skuadra që e donte atë më shumë fitoi. Kur skuadra më e mirë fiton, këtu nuk ka asgjë për të thënë. Nuk e di pse ata e donin më shumë”, tha Mourinho pas ndeshjes.
“Nuk do të jem kritik ndaj lojtarëve të mi në media. Do ta analizoj ndeshjen dhe nëse duhet, do t’i kritikoj ata. Isha i befasuar nga performanca jonë, nuk e prisja atë”
“Ndoshta në pjesën e dytë ne e kërkonim atë pak më shumë dhe ndoshta ne mund të arrinim barazimin, por të them të drejtën ne e merituam ndëshkimin e disfatës”
Huddersfieldi mposhti për herë të parë pas 65 viteve Manchester Unitedin./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...