Google ADS

Kërkoi ryshfet nga një biznes, një muaj paraburgim për inspektorin në Kamenicë

17:15 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjykata Themelore e Gjilanit ka njoftuar se një inspektor në komunën e Kamenicës ka kërkuar ryshfet nga pronari i një kompanie biznesi.

Kjo ka bërë që gjykata t’ia caktojë një muaj paraburgim të dyshuarit S.D.

“Gjilan, 21 tetor 2017 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit S. D. I pandehuri S. D., në pozitën Inspektor i Komunikacionit në Komunën e Kamenicës, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ryshfet nga pronari i një kompanie të biznesit, për të kryer një shërbim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës

“I dëmtuari menjëherë ka lajmëruar zyrtarët policorë, më pas organet e ndjekjes kanë ndërmarrë të gjitha hapat, duke aplikuar përdorimin e masave të fshehta të simulimit, ku i pandehuri është arrestuar në vendin e punës. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjilan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme