Suarez është lënë jashtë skuadër së Uruguait për tu rikuperuar nga lëndimi në gju.
Uruguai ka lënë sulmuesin Luis Suarez jashtë skuadrës së tyre për miqësoret në muajin nëntor kundër Polonisë dhe Australisë për t’i dhënë kohë atij që të rikuperohet nga lëndimi në gju, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Barcelonës u lëndua në muajin gusht kundër Real Madridit në Superkupë, por që nga atëherë ka luajtur duke i ndihmuar klubit dhe vendit të tij.
Përmes një deklarate të publikuar, Federata e Futbollit të Uruguait ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e Barcelonës që Luis Suarez t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor për një javë nga 11 nëntori./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...