Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e tretë radhazi në Vala Superligën e Kosovës.
‘Viktima’ e tretë e kryeqytetasve ishte skuadra pejane Besa që u mposht me rezultat 4-0.
Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe që nga minuta e parë rrezikoi portën e mysafirëve.
Por për ta parë golin e parë në këtë sfidë u desh të pritej deri në minutën e 22-të kur afrikani Guthier Makenda realizoi për 1-0.
Vetëm dy minuta më vonë, Prishtina shënoi edhe një gol për të shtuar epërsinë në 2-0.
Sulmuesi në formë të mirë, Ahmed Januzi shënoi nga afërsia për dyfishimin e epërsisë së Prishtinës.
Tre minuta para fundit të ndeshjes, talenti i Prishtinës, Ergyn Ahmeti realizoi golin e tretë në këtë takim dhe të parin me fanellën bardh e kaltër.
Me epërsinë 3-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë Prishtina luajti më mirë duke organizuar disa aksione të mira.
Ishte minuta e 80-të e ndeshjes, kur sulmuesi afrikan Guthier Makenda asistoi bukur tek Ergyn Ahmeti i cili shënoi për 4-0, që ishte edhe goli i dytë personal për të.
Pas kësaj fitore, Prishtina është ngjitur në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, duke lënë mbrapa Llapin me një pikë më pak.
Në javën e ardhshme, Prishtina do të udhëtoj drejt Gjilanit për tu përballur me Dritën, ndërsa Besa pret Gjilanin.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...