Militantja e Tahirit sulmon gazetaren shqiptare: Jeni të poshtër

13:29 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Saimir Tahiri mbajti një deklaratë për mediat pasi doli nga selia e Kuvendit ku po mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Mandateve duke deklaruar për mediat se pret që prokuroria apo qoftë edhe opozita të nxjerrin provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar narkotikesh.

“E kam më mirë të përballem me thashethemet që thotë Iliri, Fatmiri, Saliu, Luli e kushdo bandit tjetër në parlament se sa me thashethemet e dy kriminelëve..”., – tha ndër të tjera Tahiri, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që Tahiri futet në grupin e mbështetësve të tij, një grua shkëputet prej aty dhe sulmon gazetaren e televizionit News 24 (2:40) duke i thënë: “Largohu Neës 24, jeni shumë të poshtër…”.Mbështetësit e Tahirit kanë disa orë që qendrojnë para selisë së Kuvendit, megjithatë nuk kuptohet ky acarim i tyre me median, sjellje të cilën e kanë patur edhe me televizione të tjera, që sipas tyre po e nxijnë pa të drejt ish-ministrin duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore. /albeu.com/

www.epovid.com/embed/59eb289dac” allowfullscreen style=”border:none;position:absolute;top:0;left:0;width:100%;height:100%;”>

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme