Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Veri do ta zbatojë të dielën, në ditën e zgjedhjeve, një program të veçantë operativ duke i angazhuar 450 policë dhe komplet kuadrin komandues.
Në të gjitha stacionet policore në veri do të jenë të pranishëm edhe prokurorët kujdestarë, të cilët do të përkujdesën për parregullsitë eventuale, manipulimet e mundshme, duke marrë masa të menjëhershme ndaj autorëve të tyre.
Shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri, Zhelko Bojiq, u ka thënë medieve se plani operativ për të dielën përfshin patrullat statike dhe mobile, si dhe sigurimin e qendrave të votimit.
“Të dielën nga ora 3:00 zyrtarët policorë do të jenë në vendvotime. Gjatë zbatimit të planit operativ do të angazhohen 450 policë, të cilët do t’i marrin detyrat konkrete, si dhe do të angazhohet komplet kuadri komandues. Gjithashtu në të gjitha stacionet policore do të ketë edhe prokurorë kujdestarë. Në rast se paraqitet nevoja ose zbatimi i ndonjë vepre penale Policia do të konsultohet me prokurorin lidhur me marrjen e masave të mëtutjeshme”, ka thënë Bojiq, shkruan sot, gazeta Zeri.
Edhe OSBE-ja do të jetë e angazhuar gjatë gjithë ditës më 22 tetor në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas një njoftimi, OSBE-ja ka sqaruar rolin e saj në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës. Zëdhënësi i OSBE-së, Senad Shaboviq, ka thënë se OSBE-ja do të jetë e pranishme në katër komunat e veriut të Kosovës me 220 zyrtarë të vet, të cilët do të jenë ndihmesë e procesit zgjedhor. “Misioni i OSBE-së edhe këtë herë sikurse edhe në qershor do të jetë e pranishme në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok.
Do të jemi të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit. Gjithçka është gati për ditën e zgjedhjeve, trajnimi i njerëzve është kryer dhe do të jemi në vendvotime të dielën gjatë gjithë ditës”, ka thënë Shaboviq, i cili ka precizuar se në veri të Kosovës janë regjistruar 57.013 votues. Në komunat veriore të Kosovës do të hapen 44 qendra votimi me 86 vendvotime, nga të cilat 6 qendra votimi me 27 vendvotime në Mitrovicën Veriore. Në veri të Mitrovicës janë të regjistruar 21.797 votues, në Leposaviq 17.741, në Zveçan 9.069 votues dhe në Zubin Potok 8.400 votues.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...