“Marca” zbulon përforcimin e ri të Real Madridit për 40 milionë euro

09:28 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Real Madrid ka mposhtur të gjithë konkurrentët duke u bërë favorit për transferimin e Alvaro Odriozola.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se 21 vjeçari do të transferohet në Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi i djathtë i Real Sociedad ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Klausola në kontratën e tij në Sociedad ia lejon largimin nga klubi për një shifër prej 40 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme