Google ADS

Sot vendoset lidhur me imunitetin e Tahirit

09:17 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri do të vendoset sot paradite, kur do të mblidhet sërish Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve.

Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Kërkesë kjo që ka shkaktuar një debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme