Kuvendi i Kosovës që nga katër tetori nuk ka mbajtur asnjë seancë.
Madje një e tillë nuk dihet se kur do të mbahet pasi që Kryesia e Kuvendit ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbledhjen e radhës.
Kjo sipas organizatave të cilat monitorojnë punën e Kuvendit po ndodhë për shkak të fushatës të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për arbresh.info se numri i madh i deputetëve dhe disa prej ministrave të cilët janë të përfshirë në zgjedhjet lokale ka ndikuar në punën e Kuvendit e madje edhe në atë të Qeverisë.
“Numri shumë i madh i deputetëve, pastaj edhe disa ministrave të përfshirë në zgjedhjet lokale ka bërë që fushata zgjedhore të ndikoj në punën e Kuvendit por pjesërisht edhe të Qeverisë. Është e kuptueshme që disa prej figurave të partive politike u duhet të mbështesin bashkëpartiaket e tyre në garën zgjedhore, por që kjo assesi nuk duhet të shkoj në dëm të përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend e aq më pak anashkalimit të punëve dhe detyrave për të cilat janë mandatuar.”, ka thënë ai për arbresh.info.
Sipas Krasniqit nga mos mbajtja e seancave shumë procese janë bllokuar.
“Shumë procese të rëndësishme janë bllokuar e të cilat duhet të shqyrtohen nga Kuvendi. Në katër vitet e fundit, vetëm një vit ka qenë efektiv për Kuvendin, tri vitet tjera kanë qenë të humbura”, ka pohuar Krasniqi.
Kurse, Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, ka thënë për arbresh.info se ndikimi kryesor i mos mbajtjes së seancave të Kuvendit janë zgjedhjet lokale.
“Ndikimi kryesor është i zgjedhjeve lokale , është e paarsyetueme kjo për faktin se ne që sa kohë kemi pasur një shtyrje të mos konstituimit të institucioneve dhe shumë çështje kanë mbetur pezull për shkak se Kuvendi nuk ka qenë i konstituuar që ti diskutoj ato probleme, ligje dhe kjo normalisht që ndikon negativisht edhe në zhvillim ekonomik por ndikon edhe në plotësim të reformës së rishikimit të ligjeve antikorrupsion dhe kjo mundë të ndikojë që Raporti i Progresit në këtë vit me qenë shumë negativ për Kosovën për shkak se shumë çështje që është dashur të shqyrtohen në Kuvend kanë mbetur pezull”, ka pohuar Demhasaj.
I të njëjtit mendim është edhe analisti politik Donik Sallova. Sipas tij mos mbajtja e seancave të Kuvendit lidhet pikërisht me zgjedhjet.
“Besoj lidhet me zgjedhjet, por edhe me faktin që kjo qeveri është e ndërtuar mbi një shumicë të brishtë parlamentare dhe shkuarja e saj në parlament do jetë përgjithësisht e rrallë”, ka thënë Sallova.
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës është mbajtur më katër tetor ku deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin e marrëveshjes financiare IPA 2016. Kjo marrëveshje, nga e cila Kosova përfiton rreth 70 milionë eurosh, u votua me 98 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Jehona Zhuniqi/arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave