Google ADS

Kadaj-Bujupi flet për komunat që beson se VV do t’i fitojë të dielën

23:54 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë nevojë të shkojë në balotazh në disa komuna.

Kjo pasi që sipas saj, puna e fituesit, që do të jetë VV-ja do të kryhet që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 22 tetor.

“Unë besoj që grupi parlamentar i yni do të pësojë ndryshime të mëdha, pasi që sipas të gjitha sondazheve, do të jemi fitues, sidomos në komunat e mëdha. Për shembull, po filloj me Prizrenin, Gjilanin, Dardanën e Vitinë, duke mos harruar edhe Ferizajn, Mitrovicën e Vushtrrinë”, ka thënë Kadaj-Bujupi në Debat+ të RTV Dukagjinit.

Edhe për Prishtinën ajo ka thënë se do të jetë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, edhe për një mandat.

“Prishtina është e fituar me punën dhe angazhimin që e ka bërë kryetari. Besoj fuqishëm që edhe Prishtina fitohet pa balotazh. Nëse i shihni matjet e opinionit e shihni që qytetarët e Prishtinës janë të kënaqur me punën e shpendit, rreth 70 për qind e tyre. Dhe përderisa janë këto qëndrime të qytetarëve, bindshëm do të dalim pa balotazh”, ka thënë Kadaj-Bujupi, duke shtuar se kjo parti qëndron mirë edhe në disa komuna të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme