Weinstein e kishte ngacmuar edhe Lupitën

21:43 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Fituesja e çmimit Oskar, Lupita Nyong’o, ka pohuar se producenti Harvey Weinstein, e kishte ngacmuar në shtëpinë e tij.

Ajo është aktorja më e fundit e cila ka dalë me akuza për Weinstein-in, për akuza për sulm dhe ngacmim seksual.

Nyong’o pohon që ajo ishte ftuar në shtëpinë e tij familjare në Connecticut për shfaqjen e një filmi, gjatë së cilit i kishte thënë asaj që të shkonte në dhomën e tij të fjetjes.

Sidoqoftë, ajo tha se kishte thënë se ia kishte dalë të largohej nga Weinstein.

Nyong’o i bëri këto të ditura në një ese për The New York Times.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme