Nëse Kuvendi i hap dritën jeshile organit të akuzës duke hequr imunitetin për deputetin Saimir Tahiri, prokuroria mund ta arrestojë atë përmes një urdhër-ndalimi që ajo vetë nxjerr për ish-Ministrin, i cili ekzekutohet nga policia.
Arrestimi ose jo i ish-ministrit Saimir Tahiri merr rrjedhë pas shprehjes së vullnetit të Kuvendi mbi kërkesën e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Por çfarë ndodh nëse Kuvendi jep autorizim për heqjen e lirisë ndaj tij?
Duke iu referuar ligjeve në fuqi, Prokurorisë për Krimet e Rënda i lind e drejta për lëshimin e një urdhri ndalimi apo arrestimi në emër të deputetit.
Neni 253 i Kodit të Procedurës përcakton se prokurori urdhëron ndalimin e personit të dyshuar për një krim kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se personi rrezikon te largohet. Ky urdhër ndalimi ekzekutohet nga ana e Policisë së Shtetit. Në të njëjtën kohë, Prokuroria depoziton në gjykatë kërkesën për caktimin e një mase sigurimi personal ndaj personit në fjalë, në rastin konkret deputetit Tahiri.
Brenda një afati prej 48 orësh gjykata cakton një seancë gjyqësore, ku shqyrtohet ligjshmëria e urdhrit të ndalimit, si edhe kërkesa e organit të akuzës në lidhje me masën e sigurimit.
Neni 232 i Kodit të Procedurës Penale numëron shtatë lloje të masave shtrënguese, nga më të lehtat deri në atë ekstreme të “arrestit në burg”.
Ndërsa neni 289 i Kodit te procedurës parashikon rastin kur Kuvendi nuk autorizon Prokurorinë për arrestim apo ndalimin e deputetit.
Në paragrafin numër 1 të këtij neni saktësohet se kjo nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale të “trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionareve të lartë. Po ashtu, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se ka të dhëna dhe prova që ish-ministri Tahiri, pas vënies në dijeni për këtë hetim ndaj tij, ti shmanget akuzës dhe drejtësisë.
/AbcNews
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”