Shqiptari muskuloz hero në Londër

18:28 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është shndërruar në hero në Britani pasi shpëtoi një grua që po mbytej në lumin Tamiz.
Genci Gestila ishte i ulur në verandën e një lokali duke pirë me disa miq kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas.

21-vjeçari me orgjinë shqiptare, por me pasaportë greke, ka treguar se e dinte që duhej të vepronte menjëherë kur ka parë gruan të zhduket nën ujë, shkruan media britanike “MailOnline”, transmeton tch.

Por duke parë format e tij fizike, mediat britanike nuk kanë ngurruar as që ta krahasojnë me aktorin britanik Daniel Craig, i cili së fundmi ka luajtur disa role si agjenti 007.

2-165 3-122 4-92 5-72 6-63 7-56 8-51 9-44 10-42

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme