Google ADS

Basha: Rama e do të lirë bashkëpunëtorin e kapur në flagrancë për trafik droge dhe armësh

17:53 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Ndërsa në Këshillin për Mandatet dhe imunitetin diskutohet kërkesa e Prokurorisë për t’i hequr imunitetin ish-ministrit, Saimir Tahiri, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar përmes Facebook, duke akuzuar kryeministrin se po përpiqet të mbajë të lirë “bashkepunëtorin”.

“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagesë dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje. Dhe do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge dhe armësh. Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrë fund!”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme