Autoritetet turke kanë lëshuar fletarrestet për 110 vetë nga një kompani, e dyshuar se ka lidhje me klerikun e SHBA-së, të cilin Ankaraja thotë se orkestroi puçin e vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve Dogan.
Agjencia raportoi se operacioni i policisë për të kapur të dyshuarit, të cilët ishin menaxherë, partnerë dhe punonjës të grupit botues Kaynak Holding ishte i fokusuar në Stamboll, por u përhap edhe në 24 krahina, raporton REL.
Kaynak Holding, u kap nga shteti në vitin 2015 nën akuzat se kishte lidhje me lëvizjen e klerikut islamik, Fethullah Gulen, i cili ka jetuar në mërgim të Pensilvani që nga viti 1999.
Ai ka mohuar përfshirjen në puçin e korrikut të vitit 2016.
Qindra firma si Kaynak, shumë prej tyre biznese të vogla provinciale, u konfiskuan nga autoritetet si goditje pas grusht shtetit.
Ato tani drejtohen nga administratorë të emëruar nga qeveria.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?