Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një deklarate për media, i ka ftuar qytetarët e vendit që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet lokale të së dielës. Thotë se pjesëmarrja e tyre masive në këto zgjedhje nuk është vetëm plotësim i një norme demokratike, por edhe mundësi ideale për të përcaktuar dhe projektuar katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.
Deklaratë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për zgjedhjet lokale të 22 tetorit
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të dielën organizohen zgjedhjet lokale për kryetarë dhe asamblistë të Kuvendeve Komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrja e juaj masive në këto zgjedhje nuk është vetëm plotësim i një norme demokratike, por edhe mundësi ideale për të përcaktuar dhe projektuar katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.
Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojë çdo qytetarë, në çdo komunë, anekënd Kosovës. Mundësinë për të zgjedhur të lirë, në rrethana paqeje përmes një procesi demokratik, të monitoruar nga miqtë ndërkombëtarë, e kemi fituar me shumë sakrifica.
Me të njëjtin përkushtim duhet të bëhemi pjesë e vendimmarrjes, e qeverisjes komunale, e përmirësimit të mirëqenies dhe infrastrukturës së qyteteve dhe fshatrave tona.
Këtë mund ta bëni vetëm nëse të dielën dilni për të votuar, duke u bërë pjesë e një procesi të lirë, fer dhe demokratik.
Pavarësisht bindjeve politike, ne, si qytetarë, si shoqëri, përmes këtyre zgjedhjeve, duhet të forcojmë edhe më shumë unitetin qytetar. Vetëm të bashkuar, do të jemi në gjendje të bëjmë transformimin e shoqërisë, të qyteteve dhe fshatrave tona.
Bashkëqytetar të nderuar,
Institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor i së dielës të jetë në frymën e njëjtë demokratike me proceset elektorale të viteve të fundit në Kosovë.
Ftoj të gjitha partitë politike, institucionet e sigurisë, të drejtësisë, monitoruesit ndërkombëtarë dhe mediat të mbështesin mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Qytetarët e Kosovës, as në këto zgjedhje, nuk duhet të lejojnë asnjë keqpërdorim të votës, apo lëndimit të procesit zgjedhor, i cili duhet të jetë konform standardeve demokratike.
Ftoj të gjithë qytetarët, që të dielën, më 22 tetor, të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...