Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është shyrtuar Propozim-Vendimi për ndarjen e mjeteve finaciare për realizimin e pagesës për shpenzime administrative, sipas kërkesës nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontekteve Investive Arbitrazh.
Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati ka thënë se ju prezantoj shqyrtimin e propozimin për ndarjen e mjeteve për realizimin e pagesës për shpenzime administrative, sipas kërkesës nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Intensive Arbitrazh.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka pranuar kërkesën për arbitrazhin për pagesë e këstit të dytë në formë të avancit për shpenzime administrative dhe kontestimore me AKSOS kundër Kosovës në rastin e privatizimit të PTK-së. Në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave dhe me MZHE-në kemi ndërmarr veprime për pagesën sipas afatit me 19 tetor të vitit 2017 dhe kemi përjashtuar kërkesën në Ministrinë e Financave. Meqenëse Ministria e Financave e ka dhënë arsyetimet në periudhën e rishikim e buxhetit nuk mund të merret vendim nga Qeveria e Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi rezervë dhe MZHE dhe udhëzohet pagesa të organizohet nga kategoria e mallrave dhe shërbime”.
Ndërsa minsitri i Financave Bedri Hamza ka thënë se për këtë ka pasur komunikim edhe me Ministrinë e Zhvillimt Ekonomik.
“Kemi pasur komunikim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe jemi dakorduar që kjo pagesë të bëhet nga MZHE dhe pasi janë krijuar kushtet dhe pres që të kalon edhe buxheti në Kuvendin e Kosovës dhe Ministria e Financave përmes vendimit të Qeverisë do t’i rimburson këto fonde Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë dhe besoj që pasi këto pagesa janë kryer nuk ka nevojë që Qeveria të marrë vendim dhe e rregullojmë në mes dy ministrive tona
I pyetur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj se a duhet të vendoset sot përgjigjja e ministrit të Financave, Bedri Hamza u përgjigjj shkurt se nuk ka nevojë sot.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...