Është nënshkruar sot marrëveshja për Programin e Praktikës në Punë (PNP) në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kompanive që përfitojnë nga ky program dhe praktikantët të konsideruar si të papunë.
Ky program implementohet në kuadër të Programeve Aktive të Tregut të Punës 2 të UNDP-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërrmarrjeve në Kosovë.
Implementimi i këtij projekti do ju mundëson punëkërkuesve të cilët kanë diplomuar brenda periudhës 24 muajshe në institucionet e arsimit të lartë, të ndjekin një praktikë 3 mujore në ndërrmarrjet e sektorit privat me qëllim të përkrahjes së aftësimit dhe praktikës në punë, por edhe një punësimi më afatgjatë dhe më të qëndrueshëm në Kosovë.
Ministri i MPMS-së Skender Reçica, ka falenderuar akterët që kanë mbështetur dhe përkrahur projektin në fjalë dhe ka bërë të ditur për të pranishmit se lansimi i këtij programi sot përfshin 200 persona të diplomuar por të papunë, ku pas praktikës që ata do ta bëjnë, mundësitë do të jenë të mëdha që ata të mbesin në punë.
“Sot është lajm i mirë për të rinjët e Kosovës që presin të përfitojnë nga ky projekt, sepse ky program ka për qëllim zgjerimin e mundësive për të krijuar vende të reja pune për të rinjët” ka thënë ndër tjera Reçica.
Programin e praktikës në punë e mbështetën dhe e përkrahën edhe ministri i MTI-së Bajram Hasani dhe zëvendës/përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP në Kosovë znj. Alessandra Roccasalvo të cilët u zotuan se me bashkëpunim të ndërsjelltë do vazhdohet edhe me tutje me programe tjera të cilat do ta ndihmojnë përmirësimin e gjendjes së papunësisë në vendin tonë.
Znj. Roccasalvo në fjalimin e saj drejtuar të rinjëve të pranishëm u tha se ajo që është më e rëndësishmja dhe kruciale për të ardhmen e Kosovës aktualisht është drejtimi i duhur drejt avancimit dhe punësimit në sektorin privat.
Në fund u ndan edhe mirënjohje për ato kompani dhe praktikantët të cilët në vazhdimësi kishin treguar suksese dhe korrektësi gjatë implementimit të projektit.
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndes...