Javën e ardhshme NATO ‘zbarkon’ në Kosovë

14:32 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Javën e ardhshme Kosova do të vizitohet nga Këshilli i NATO-s.

Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.

“Më lejoni t’ju njoftoj se gjatë javës që vjen do të kemi vizitën e Këshillit të NATO-së në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka njoftuar se më 17 nëntor në Kosovë vjen për vizitë zyrtare, kongresmeni amerikan, Eliot Engel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme