Google ADS

Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë dollarë për kthimin e të dëbuarve nga lufta në Irak e Siri

13:57 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të ndajë 100 mijë dollarë donacion për kthimin e familjeve në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta në Siri dhe Irak.

Ky vendim është marrë në kuadër të propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS, shkruan arbresh.info.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se është shumë e rëndësishme që Kosova, si pjesë e koalicionit anti-ISIS të jap ndihma ashtu siç ka marrë edhe vetë në kohë të vështira nga vendet e tjera.

“Të ndahen mjete financiare prej 100 mijë dollarë amerikanë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS nga shpenzimet e paparashikuara nga kategoria ekonomike e rezervës.Këto mjetet do të përdorën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri. Pas aprovimit nga ana e Qeverisë obligohet ministria e Financave për zbatimin e këtij projekti. Ne kemi qenë fitues të donacioneve nga vendet tjera dhe Kosova e ka për nder që të jap ndihmë”, u shpreh Haradinaj.

Ky propozim u miratu nga kabineti qeveritar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme