Ambasadori amerikan Greg Delawie, në një intervistë për RTV Kim ka folur për zgjedhjet lokale në Kosove, duke thënë që është i shqetësuar për presionin në veri të vendit.
Tutje ai ka thënë që do të donte të shihte më shumë konkurrencë të kandidatëve nga komuniteti pakicë në Kosovë.
Përkundër gjithçkaje, ai pret që të dielën të kemi zgjedhje të ndershme.
“E di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me ndihmën e OSBE-së në ditën e zgjedhjeve do të punojnë shumë për të siguruar zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve” ka thënë Delawie.
Delawie ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilin tha se buron nga pakoja e Ahtisarin dhe se e mbështet, si dhe për transformimin e FSK-së me ç’rast tha që “fuqimisht e përkrah këtë ndryshim”.
Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Kosovën.
“Bota po ndryshon dhe Kosova duhet të ndryshojë me të. Kosova duhet të marrë hapa të rëndësishëm për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, deklaroi Greg Delawie.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...