Google ADS

Vllahiu iu premton pensionistëve transport publik falas

11:55 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve ku u informua për jetën e pensionistëve.

Pensionistët i kërkuan atij se duhet të nxirret Ligj i ri për sigurimin personal invalidor. Ata e kanë njoftuar Vllahiun edhe për ndarjen e pensionistëve e cila ndahet në katër kategori, raporton Ekonomia Online.

Vllahiu ka thënë se do vijnë me zgjidhje për problemet e pensionistëve, duke u premtuar atyre transport publik pa pagesë e hapësira të veçanta, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“Ne do të krijojmë hapësira për njerëzit e moshuar unë e kam shpalua programin tim duke thënë se Prishtina do të ketë pjesë për të gjithë. Prej transportit publik do të largoheni nga pagesa. Të gjitha këto nuk janë premtime, por janë zgjidhje që do ofrohen për ju sepse ju jeni pjesa më e rëndësishme e shoqërisë tonë”, ka thënë Vllahiu.

Ai më tej ka shtuar se nuk do ketë takime me pensionistët një herë në katër vjet, por që do takohen shumë shpejt pasi sipas tij komuna është ajo që zgjidh problemet e qytetarëve të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme