Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që t’i ndajë 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që ato mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që e drejton ai.
Tahiri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve, shqetësim që sipas tij, e ka dëgjuar nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës dy ditore në Bujanoc.
“Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të”, ka shtuar ai.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...