Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të nisë nga momenti në moment mbledhja Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e kryesuar prej Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Tahiri nuk ka dhënë prononcim për mediat, por ka bërë vetëm një batutë të shkurtër: “S’keni durim edhe 5 minuta!”.
Më herët kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetë të Partisë Socialiste, që janë anëtarë të këshillit që do të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit të Tahirit si deputet.
Ish-ministri i Brendshëm akuzohet si i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, në bashkëpunim me bandën e Habilajve.
Heqja e imunitetit të deputetit do t’i hapte më tej rrugë kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...