Thaçi dekreton të martën gjyqtarët dhe prokurorët serb në veri

10:36 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se pas dështimit të parë, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017.

Sipas njoftimit, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme