Afër 170 mijë euro gjoba partive për shkeljet gjatë fushatës

10:11 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Për shkeljet që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gati 170 mijë euro gjoba për partitë politike.

Kjo është bërë në përputhje me Ligjin e Zgjedhjeve dhe rregullat e brendshme të PZAP-it.

Bindshëm në krye të partive për gjoba është Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net

Partia e Isa Mustafës edhe pse hoqi dorë nga posterët, ajo do t’i paguajë PZAP-it 67 mijë euro‌.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net, shihet se Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 26 mijë euro gjoba, prej të cilave 1 mijë e 350 i ka paguar.

Pa dënime nuk ka shpëtuar as Lëvizja Vetëvendosjes. Ky subjekt është gjobitur në total me 21 mijë e 750 euro.

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka bërë shkelje gjatë fushatës të cilat i kanë kushtuar në vlerë prej 18 mijë e 500 eurove, nga të cilat janë paguar 1 mijë e 650‌.

13 mijë e 550 euro gjoba janë shqiptuar edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Partia e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit ka dënime në vlerë gati 13 mijë euro.

Më lehtë ka shpëtuar Nisma për Kosovën e cila është dënuar me 2 mijë e 850 euro.

Më posht mund ta shihni listën e plotë.

gjobat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme