Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, .Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.
MPMS përmes një komunikate për media bën të ditur se ministri Reçica e informoi ambasadorin austriak për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus aftësimin profesional me qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Austria.
Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë.
Ambasadori, Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të bashkëpunimit mes vendeve tona.
Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u zotuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Tuna shfaqet tejet e bukur në imazhet e fundit
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...