Google ADS

Vetitë shëruese të aspirinës

09:03 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

A jeni pyetur ndonjëherë nëse mund ta përdorim aspirinën edhe për diçka tjetër, pos dhimbjeve. Përgjigjja është po.

KAFSHIMI NGA INSEKTET

Aspirina pakëson të ënjturat dhe të kruarat që i shkakton kafshimi i insekteve. Shtypeni një aspirinë, përzieni me një lugë ujë dhe e aplikoni në vendin e kafshimit. E lini të veprojë për disa minuta.

PËRMIRËSON LËKURËN

Përzieni 7 tableta të bluara aspirinë me 3 lugë jogurt dhe 1 lugë mjaltë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Lëkura e fytyrës do të jetë më e butë dhe shkëlqen.

PASTRUES

Aspirina është pastrues i hatashëm – preparat që heq qelizat e vdekura nga fytyra. Ndihmon edhe të hiqni nga yndyra e tepërt nga fytyra dhe than poret.

PËRMIRËSON FLOKUN E DËMTUAR

Për flokë me shkëlqim dhe të shëndetshëm, shkrini disa aspirinë në një gotë me ujë dhe e aplikoni në flokun e pastruar. E lini të veprojë për rreth 15 minuta, e shpëlani me ujë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme