Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke i kërkuar me çdo kusht pensionet e tyre e të cilat nuk i kanë marrë qe tre muaj. Ata madje kanë thënë se pagat atyre duhet t’u dalin ditën e premte, dy ditë para se të mbahen zgjedhjet.
Ata kanë bërë me dije se nëse deri të premten nuk do t’i marrin pagat atëherë do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale të së dielës.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, ka thënë për arbresh.info se kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se veteranët do t’i marrin pensionet e tyre.
Por se a po i frikësohet AAK-ja, bojkotit të veteranëve në ditën e zgjedhjeve Isufi ka pohuar se veteranët e dinë se ndryshimi në demokraci ndodhë vetëm përmes votës.
“Veteranët janë të vetëdijshëm për proceset që po kalojnë dhe sidomos për zgjedhjet kur dihet se vetëm me anë të votës mund të bëhet ndryshimi në demokraci. Kryeministri Haradinaj është zotuar se do ti marrin pensionet veteranët madje retroaktivisht sepse këtë të drejtë ua garanton ligji. Ata kanë besim në fjalën e kryeministrit dhe do të realizohet e drejta e tyre”, ka thënë ai.
Ish deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka thënë se kjo e fundit nuk i frikësohet aspak bojkotit të veteranëve në zgjedhjet e së dielës.
“Ne nuk i frikësohemi bojkotit të veteranëve sepse ata janë shtetformues, shtet çlirues dhe shtet ndërtues”, ka thënë Muja për arbresh.info.
Muja ka pohuar se pikërisht në kohën kur edhe është duke u deklaruar gjendet në fushatë në Drenas dhe se nga aty veteranët kanë bërë me dije se do të votojnë të dielën.
“Unë jam në fushatë në Drenas dhe veteranët e luftës në Drenas do të votojnë dhe janë të bindur me votu për Ramiz Lladrovcin, janë duke e mbështetur fuqishëm edhe nuk e kanë lidhur çështjen e pagave me çështjen e zgjedhjeve në Drenas , prandaj i pranoj shqetësimet e tyre. Është dobësi që është përcaktu që në këtë kohë mos të marrin paga por po flas që në Drenas të gjithë veteranët janë të radhitur mbrapa Ramiz Lladrovcit’, ka thënë ai.
Ditë më parë nga Ministria e Financave kanë thënë se pagat e veteranëve do të dalin në llogari vetëm pasi Kuvendi i Kosovës ta kryejë punën e tij./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...